Logos Multilingual Portal

Select Language



[ No Biography for this Author ]

asgjë në botë nuk mund të krahasohet me përkushtimin e një gruaje të martuar. Është diçka që asnjë burrë i martuar nuk njeh
detyra është ajo që presim të bëjnë të tjerët
duhet luajtur gjithmonë ndershmërisht ... kur ke në dorë letrat fituese
duhet të jemi shumë modestë dhe të kujtojmë se të tjetrët janë inferiorë
egoizmi nuk është të jetosh si të duash, por të pretendosh që të tjetët të jetojnë si dò ti
ekzistojnë dy lloje njerëzish : të drejtët dhe të padrejtët. Ndarja bëhet nga të drejtët
gjithçka është e rrezikshme. Po të mos ishte kështu nuk do t\'ia vlente të jetoje.
gratë na dashurojnë për të metat tona. Po të kemi mjaft, na falin gjithçka, bile edhe zgjuarsinë tonë
i adhuroj partitë politike:janë të vetmet vënde që kanë mbetur ku njerëzit nuk flasin për politikë
ka diçka tragjike në faktin që sapo njeriu shpiku një makinë për ta zëvendësuar në punë, filloi të vuajë nga uria
ka vetëm një gjë në botë më të keqe se sa të flasin për ty, dhe kjo është të mos flasin për ty
kam shije të thjeshta. Kënaqem me maksimumin
kjo suspansë është e tmerrshme...shpresoj që të zgjasë
klasat popullore nuk kanë tjetër mision veç dhënies së shembullit të mirë
kur zotet na ndeshkojne, ata thjesht ju pergjigjen lutjeve tona
kush është ai që e dashurojnë dhe ndihet i varfër?
më pëlqen të flas. Shpesh flas me vehte, vetëm e vetëm që të dëgjoj vetvehten. Ndonjëherë jam aq i mprehtë sa as unë nuk jam në gjëndje të kuptoj se çfarë them
në këtë botë ekzistojnë vetëm dy tragjedi. E para është të mos arrish atë që dëshëron, e dyta ta arrish
ngjarjet e mëdha të botës ndodhin në tru
nuk jam aq i ri sa të di gjithçka
opinioni publik është përpjekja për të organizuar injorancën e njerëzve, për t\'i dhënë dinjitet duke përdorur forcën fizike
përgjithsisht them gjithmonë atë që mendoj në të vërtetë. Por sot ky është një gabim i madh sepse rrezikohesh të të keqkuptojnë
pse të përdoren fjalët e mëdha? Kanë aq pak kuptim
puna është rifuxhio për ata që nuk kanë ç\'të bëjnë
sa herë njerëzit bien dakord me mua, gjithmonë ndiej se duhet të jem gabim
sekreti i lumturisë është të biesh prehë e tundimeve
shumë gjëra do t\'i hidhnim po të mos kishim frikë se do t\'i merrte dikush tjetër